Zbulohet sekreti perse nuk i rezistojme dot çokollates

0
129

Nje studim i sofistikuar tribologjik, ka zbuluar se çfarë e bën çokollatën kaq të parezistueshme. Ekipi kërkimor britanik ka përcaktuar se kënaqësia e parezistueshme e çokollatës është e lidhur ngushtë me mënyrën se si ajo shkrihet në gojë.

Shija e kakaos padyshim luan rolin e saj shumë të rëndësishëm, por në realitet, ajo që përmirëson ndjeshëm kënaqësinë e çokollatës lidhet me mënyrën se si ajo shkrihet në gojë, ose më mirë, me shndërrimin e saj në një emulsion që mbështjell gjuhën dhe qiellzën me një shtresë delikate të yndyrës.

Studiuesit, arritën në përfundimet e tyre pasi kryen një studim të veçantë tribologjik me një strukturë 3D të ngjashme me gjuhën e njeriut, të vendosur në kontakt me çokollatën e zezë të një marke te njohur.

Tribologjia është një shkencë inxhinierike që studion fenomenet e fërkimit, lubrifikimit dhe konsumit midis sipërfaqeve dhe lëngjeve në kontakt.

Analiza përmes teknikave imazherike, shkrirja e çokollatës në gjuhën e rreme, e cila mund të lëvizte si një gjuhë e vërtetë njerëzore, studiuesit vunë re se çokollata në kontakt me organin e mbulon atë me një shtresë të hollë yndyre, kryesisht përgjegjëse për ndjesinë e butësisë që ndjehet në gojë duke shijuar ëmbëlsirën.

Meqenëse kënaqësia qëndron pikërisht në këtë shtresë mbështjellëse yndyre, e ndjekur nga lëshimi i grimcave të kakaos, sipas shkencëtarëve mund të jetë e mundur të hartohen çokollata po aq të shijshme, por duke reduktuar përmbajtjen e yndyrës.

Sipas autorëve të studimit, është shtresa fillestare që mbështjell gjuhën që e bën çokollatën kaq të parezistueshme.

“Nëse një çokollatë ka 5% ose 50% yndyrë, ajo përsëri do të formojë një emulsion në gojën tuaj dhe kjo do t’ju japë ndjesinë e çokollatës. Megjithatë, është pozicioni i yndyrës në përbërjen e çokollatës që ka rëndësi në çdo fazë të lubrifikimit dhe që është studiuar rrallë.

Falë këtij zbulimi, prodhuesit e çokollatës dhe ëmbëlsirave mund të prodhojnë ushqime të shijshme, por duke reduktuar përmbajtjen e yndyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here