ZBULOHET SKANDALI!!! Dy katet e sipërme të pallatit tek Kodra e Shtufit, pa leje

0
149

Zbulohen fakte të reja të paditura më parë për cështjen e pallatit tetë katësh në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.

Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës po ndërhyn në zbulimin e elementëve që mund të përbëjnë vepër penale. Sipas burimeve nga Krimi Ekonomik po operohet me zbulimin e praktikave që janë ndjekur nga fillimi deri në fund nga ana e konstruktorit të objektit, lejet e dhëna nga pushteti vendor apo KRT, si dhe dokumentacionin arkivor pronësor në ZRPP Gjirokastër.

Rastësisht Krimi Ekonomik, ka zbuluar se pallati duhet të ishte 6 katësh në bazë të lejes që ka aprovuar KRT e Gjirokastrës më shumë se 10 vite më parë. Pra 6 kate mbi sipërfaqe pa përllogaritur dy kate pjesë e themeleve. Ndërkohë që pallati numëron sot 8 kate mbi sipërfaqe, apo ndryshe dy kate më tepër. Kjo do të thotë se këto dy kate rrjedhimisht gjashtë apartamentet që ndodhen në to, rezultojnë të paligjshme. Më e keqja është se mes këtyre gjashtë familjeve, vetëm 2 e kanë siguruar certifikatën e pronësisë, ndërsa katër familjet e tjera ende nuk e kanë në dorë tapinë. Këtu rrjedha e ngjarjeve pritet të marrë drejtimin e rrugës ligjore dhe e ndëshkimit ligjor të abuzuesve. Nëse e kanë tapinë në dorë dy nga gjashtë familje, si mundet që të legalizohej nga ZRPP kur pallatit i njihen 6 kate dhe jo 8? Përvec kësaj, lind pyetja se ku ka qenë ish Policia Ndërtimore sot INUV në atë periudhë për të ndjekur procedurat apo dhe denoncuar këtë abuzim nëse qëndron ashtu sic raportohet jo zyrtarisht nga Krimi Ekonomik?

Gjithësesi, këto janë disa pikëpyetje që priten të marrin udhën e zgjidhjes gjatë ditëve në vijim, kohë në të cilën do të investohet thellësisht organi i akuzës në Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here