
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka hedhur poshtë përpjekjet e përsëritura ruse për ta vrarë atë, duke i krahasuar me periudhën e Covid-it. Udhëheqësi tha se janë realizuar të paktën “pesë ose gjashtë” komplote për ta vrarë atë dhe se ishin mundur të parapriheshin nga shërbimet e inteligjencës së Ukrainës.
Në një intervistë për “The Sun“, presidenti tha gjithashtu se vullneti i Ukrainës për të mposhtur Rusinë e Vladimir Putinit mbetet i fortë dhe në moral, nuk ka ngërç. Ai tha se njerëzit e tij ishin të lodhur nga sulmet e përhershme ajrore, të lodhur nga granatimet, të lodhur nga shkatërrimi i shtëpive dhe vrasja e të dashurve të tyre.
Një tjetër dimër i errët për Ukrainën? Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja kundër infrastrukturës.
Në përpjekjet për ta rrëzuar, Zelensky tha se komploti i parë shkaktoi një panik, si shpërthimi i parë i Covid-it. Por pas kësaj, ata nuk ishin aq të rrezikshëm. Duke folur për “The Sun” në selinë e pallatit të tij në Kiev, Zelensky pranoi se kishte humbur gjurmët e të gjitha përpjekjeve për ta vrarë, që kur Rusia nisi ofensivën për një pushtim të plotë, më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Në gusht, shërbimi i inteligjencës i Ukrainës (SBU) tha se kishte prishur një komplot për të vrarë Zelensky-n me një sulm ajror në qytetin jugor të Mykolaiv. SBU tha se arrestoi një grua të akuzuar për përcjelljen e detajeve të vizitës së tij në Rusi. Një nga ndihmësit e Zelensky tha se ishin bërë të paktën një duzinë tentativash për marrjen e jetës së tij, brenda javëve të para të luftës.
Por kur “The Sun” pyeti saktësisht se sa komplote mbijetoi, ai tha se nuk e di saktësisht. Një numër i bashkëpunëtorëve pro-rusë janë vrarë ose plagosur nga bombat e makinave dhe kurthe të zjarrit që besohet se janë vepër e forcave speciale ukrainase dhe partizanëve.
Ai pranoi se njerëzit ishin të lodhur nga lufta.