Zelensky në PE: Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat evropiane përmes luftës

0
34

Gjashtë ditë pas fillimit të pushtimit, Parlamenti Evropian votoi një rezolutë jo vetëm për të mbështetur luftën tonë, por edhe për statusin tonë kandidat në BE. Kjo na motivoi të jemi edhe më të fortë dhe më të vendosur për të rezistuar. Faleminderit. 

Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në sallën plenare të Parlamentit Evropian.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se Rusia nuk po sulmon vetëm ukrainasit, por edhe mënyrën evropiane të jetesës.

Të gjithë ne e shijojmë këtë histori të përbashkët evropiane. Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat evropiane përmes luftës totale.

Shkruaj nje koment