Zelenskyy kërkoi anëtarësimin “urgjent” të Ukrainës, nuk ka dakordësi mes 27 vendeve të BE

0
15

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian në një video-mesazh, anëtarësimin “urgjent” n familjen evropiane, përmes disa procedurave të veçanta.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta. Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur”, u shpreh Zelenskyy. 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u shpreh se kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE është më e hershme se sot, dhe se liderët e 27 vendeve anëtare ndajnë mendime të ndryshme.

Michel tha se fillimisht Ukraina duhet të bëjë një kërkesë zyrtare, më pas Komisioni duhet të dalë me një vendim dhe Këshilli do të vendosë.

“Anëtarësimi është një kërkesë e kahershme nga Ukraina. Por ka mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin. Ukraina do të paraqesë një kërkesë zyrtare, Komisioni Evropian do të duhet të shprehë një opinion zyrtar dhe Këshilli do të vendosë”, sqaroi Michel.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia deri tani janë kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.  

Shkruaj nje koment