
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është duke zhvilluar seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku në garë janë 3 prokurorë.
Në ambientet e KLP-së, ka mbërritur ambasadorja amerikane Yuri Kim për të ndjekur nga afër procesin i cili po monitorohet edhe nga SHBA-të.
Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani shpalosën pak më parë platformat e tyre para përfaqësuesve të KLP-së.