Zgjedhjet e 13 qershorit/ Basha dorëzon formularin e rikandidimit, ja çfarë pritet të ndodhë të dielën

Këtë të premte, kryedemokrati Lulzim Basha ka dorëzuar pasdite formularin e rikandidimit të tij për kreun e Partisë Demokratike.

Nga formularët e dërguar deri më tani në Partinë Demoktarike, kandidaturat janë:

Lulzim Basha

Fatbardh Kadilli

Edith Harxhi

Nesër depozitojnë kandidimin:

Ibsen Elezi

Lisander Hoxha

Ndërkohë, ditën e diel në orën 18:00 pritet të mblidhet kryesia e cila do të vendosë mbi kandidatët dhe modalitetet e garës për kreun e PD.

Zgjedhjet për kreun e PD, do të mbahen më 13 qershor.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment