Zgjedhjet e 14 majit, Berisha rrëzohet edhe në Kolegjin Zgjedhor

0
124

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e Sali Berishës për t’u regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Më herët kërkesa u rrëzua nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të Partisë Demokratike.

Alibeaj deri në mesnatë duhet të dorëzojë listën me kandidatët e 61 bashkive dhe atë për Këshillat Bashkiak.

Berisha duhet të provojë nëse do të ketë një shans në të ardhmen për të marrë në dorë PD, por për momentin ajo i mbetet Alibeajt. Kolegji kështu i ka qëndruar vendimit të KAS.

Kjo ishte mundësia e fundit e Berishës dhe tanimë kandidatët e “Foltores” do të mund të regjistrohen në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here