Zgjedhjet e 14 majit / Prezantohen kandidantet e PD per Gjirokastren

1
145

Në kuadrin e organizimit të PD për zgjedhje lokale të 14 majit 2023, Roland Bejko anëtar i kryesisë së bashku me Prof. Myzafer Elezi, anëtar i këshillit kombëtar, ish kandidat për qarkun Gjirokastër, zhvilluan një takim me kryesinë dhe anëtarë të PD për propozimin e emrave për kandidatë të bashkisë Gjirokastër, dhe Tepelenë.
Pas diskutimeve të shumta, emrat e propozuar ishin, Shemsho Lamaj, veteriner, biznes privat, Matilda Koçi, mësuese, dhe Çlirim Rabi, avokat. Në tepelenë u propozua Sokol Guga, inxhinier.
Në ditët në vazhdim, do të hartohet dhe lista me anëtarët e këshillave bashkiake në bashkitë përkatëse. Ndërkohë, në mbledhje u caktua një grup prej pesë anëtarësh të kryesisë, i kryesuar nga kryetari i Degës së PD Gjirokastër, Spartak Drasa, për të biseduar edhe një herë me kandidatët e dalë nga pala e foltores për të gjetur mundësinë e bashkëpunimit zgjedhor për daljen në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët në Dropull, Libohovë dhe Gjirokastër të bindur se të bashkuar rreth një kandidat do te rriten shanset e fitores së PD në zgjedhje.Sipas Roland Bejko objektivi i përbashkët duhet të jetë fitorja e zgjedhjeve nga PD, duke ofruar një alternativë të mirë qeverisjeje në nivelin bashkiak.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here