Zgjedhjet e 25 prillit , 123.341 zgjedhes ne Qarkun e Gjirokastres

123.341 votues eshte ky numri ne Qarkun e Gjirokastres te cilet mund te marrin pjese ne 207 qendrat e votimit ne zgjedhjet parlamentare te dites se neserme 25 prill . Vihet re nje ulje e numrit te votuesve nga 124.800 votues qe ishin ne zgjedhjet lokale te 2019. Per shkak te efektit demografik Gjirokastra ka humbur nje mandat nga 5 qe kishte ne zgjedhjet e 2017 duke çuar kete vit ne kuvend 4 mandate. 7 eshte numri i KZAZ-ve ku KZAZ-ja nr 80 eshte me e madhja ne qytetin e Gjirokastres.
Gjirokastra ka numrin me te madh te votuesve ku llogarit 43.600 votues ne 69 qendrat e votimit. Bashkia Dropull me KZAZ nr 82 ka 19.960 votues ne 37 qendra votimi.
Permeti me KZAZ nr 76 ka 16.205 votues ne 24 qendra votimi
Kelcyra me KZAZ nr 77 ka 9450 votues dhe 18 qendra votimi
Tepelena me KZAZ nr 79 ka 12.867 votues ne 24 qendra votimi
Memaliaj me KZAZ nr 78 ka 15.803 votues ne 27 qendra votimi
Libohova me KZAZ nr 81 ka 5864 votues dhe 9 qendra votimi
Ne Gjirokaster garojne 6 forca politike
PS me 6 kandidantet e saj
1) Mirela Kumbaro
2) Laert Duraj
3) Bledar Çuçi
4)Artemis Malo
5)Kosta Garo
6)Kjara Adhami
PD me kandidantet:
1) Tritan Shehu
2) Roland Bejko
3)Entela Shehaj
4) Kosta Barka (PDBNJ)
5)Myzafer Elezi
6) Joana Qerollari

LSI me kandidantet:
1) Vangjel Tavo
2)Myrvete Asqeri
3)Elton Ismaili
4)Albert Malaj
5) Erald Alika
6)Freskida Çako
PSD me kandidantet:
Anduela Caca Lulo
Nisma Thurrje:
Kristaq Begzo
Levizja Vetevendosje :
Kreshnik Merxhani

Emigrantet kane sjelle per qarkun e Gjirokastres ne zgjedhjet e shkuara 53 mije vota por kesaj radhe ata nuk do te kene mundesi te votojne kjo pasi komiteti teknik i eksperteve se bashku me qeverine aktuale vendosen karantine dyjavore duke penalizuar keta te fundit te ktheheshin ne vendin e origjines . Gjithashtu qarku i Gjirokastres vazhdon te mbetet vater e nxehte e Covid 19 ku ende jane aktive sipas ministrise se shendetesise 485 raste , qeveria serish vendosi qe personat e infektuar me Covid nuk do te kene mundesi te votojne duke i perjashtuar edhe keta te fundit. Keto zgjedhje po zhvillohen ne kushte te vecanta nga cdo here tjeter per shkak te pandemise globale te Covid 19 por gjithashtu shihen si me te rendesishmet ne historine e Shqiperise qe do te vendosin per te ardhmen e ketij vendi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment