
Kabineti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ku kërkon vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Në shkresën e kabinetit, thuhet se Presidenti do të caktojë me dekret datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vitin 2023.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në periudhën 16 prill-14 maj dhe për rrjedhojë dekretimi i datës duhet të bëhet jo më vonë se 6 muaj.
