‘Zgjedhjet e parakohshme në 2020 janë domosdoshmëri’, Salianji: Janë zgjidhja e vetme e krizës

0
184

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me domosdoshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në vendin tonë.

Salianji në fjalën e tij është shprehur se nuk mund të presim zjedhje nga  Edi Rama dhe nga Taulant Balla se ato patjetër nuk duan që të ndodhë një gjë e tillë, por që zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe do të zhvillohen kjo është e pashmangshme.

Ish deputeti ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve nuk është i rëndësishëm për sjelljen e opozitës në pushtet por është domosdoshmëri për shkak të krizës në të cilën ndodhet vendi.

“Ka nevoje per zgjedhje të parakohshme ato nuk bëhen për të sjelle një opozite ne pushtet, por në vend ne kemi një krizë politike, kemi një krizë ekonomike, sociale dhe gjithashtu kemi marrëdhenie të shkrumbuar me presidentin kemi dhe prioritetin që është integrimi për në BE. Vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria që do të zgjedhin qytetarët do të bëjnë të mundur mbështetjen e qytetarëve dhe të gjithë partive të tjera. Në politike nuk ka asnjëherë të folur me siguri, deri më tani jemi provuar ne si të vertetë. Ju e mbani mend që Rama dhe numri dy i PS thonin se ne dhjetor do të kishin reformë zgjedhore, por që nuk e arritën dot këtë fakt pasi është e rëndësishme që pjesë do të ishte një tryezë politike”, tha Salianji.

Ndër të tjera ai ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk ka lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi pasi tashmë në një mënyrë apo tjetër janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë pavarsisht mënyrës së si funksionojnë.

“Nuk ka më asnje lidhje për të kuptuar ka apo jo zgjedhje të parakohshme në lidhje me zbatimin e Reformës në Drejtesi pasi organet e reja të krijuara secili e ka iden se si janë formuar. Me Edi Ramën nuk ka për të pasur ndonjëhere shtet të së drejtës dhe zbatim të ligjit dhe këtë tashmë e kemi parë të gjithë prej 7 vitesh, prandaj zgjedhje të parakohshme ka dhe do të ketë në vitin 2020,” është shprehur ish deputeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here