Zgjedhjet e pjesshme vendore/ PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë

0
167

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat nga Vora, paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale, për të gjithë ata që pengojnë procesin zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme vendore.

 Tabaku theksoi se përfaqësuesit e PD janë të gjithë në monitorim të procesit zgjedhor, ndërsa apeloi qytetarët të marrin pjesë në votime.

 “Me nje vendim te paprecedente tre anëtarë te PS bashkuan votën me anëtaret e LSI kane refuzuar qe te zbatojnë vendimin e komisionarit të zgjedhjeve të marrë gjayë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës. Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera.

 Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione si vëzhgues por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetar. Unë iu bëj thirrje subjekteve politike të kalojnë përtej porosive partiake dhe politike, përtej atyre që i urdhërojnë me telefon dhe me mesazhe dhe të zbatojnë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve dhe vendimin natën vonë mbrëmë të KAS-it.

 Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione. Unë që në orën 07.00 të mëngjesit kam lëvizur në pjesën më të madhe të qendrave dhe kam vënë re që ashtu siç e deklarova përfaqësuesit e PS me përfaqësuesit e LSI nëpër komisione kanë refuzuar që të zbatojnë këtë vendim.

 I kërkoj të gjithë qytetarëve të Vorës, i kërkoj të gjithëe qytetarëve të Marqinetit, të Gërdecit, Marikaj, Muçajt, Fushë Prezë dhe të gjithë zonave përreth në bashkinë Vorë dhë të vijnë dhe të votojnë masivisht për subjektin Partia Demokratike.
Siç e shikoni në fletën e votimit ka vetëm një subjekt që e përfaqëson opozitën shqiptare që është Partia Demokratike, subjektet e tjera janë bërë të gjitha bashkë kundër Partisë Demokratike.

Sipas PD, pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here