Zgjedhjet e14 majit, Paloka: Kemi gati provat për manipulimin e procesit

0
63

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në konferencën e përjavshme për gazetarët në konferencën për shtyp nga selia blu, ka denoncon shkeljet e bëra në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Paloka ka deklaruar nga se PD ka gati dosjen me te gjitha vjedhjet dhe se provat janë dërguar në KAS e SPAK.

PD tashmë ka një dosje voluminoze me faktet e farsës zgjedhore që ndodhi më 14 maj, janë bërë shumë vite tashmë që Rama që kur ka ardhur në pushtet, çdo zgjedhje vetëm ka gjetur forma për të manipuluar dhe shantazhuar.

Që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka pasur zgjedhje të lira, duket që sistemi i ngritur prej tij synon të njëjtën gjë, sa të jetë ai në pushtet nuk do të ketë zgjedhje.

Është detyrimi ynë për të bërë të qartë qytetarëve dhe ndërkombëtarët, se sa të jetë Rama në pushtet shqiptarët nuk do të votojnë të lirë.

Në do të paraqesim dosjen e cila tregon të gjitha format që ka përdorur Rama për t’i marrë votën atyre që nuk kanë pranuar ta shesin apo ta blejnë, dosja është voluminoze janë me dhjetëra fakte të tjera, të cilat janë kapur nga ne por nuk janë të vetmet

Shkruaj nje koment