Zgjedhjet mbaruan/ Brataj: Rastet me Covid u rriten nga fushata elektorale

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për situatën me Covid-19. Ai tha se në këtë periudhë janë shtuar thirrjet, vizitat në banesë si dhe janë rritur shtrimet në spital.

“Patëm disa ditë që qendrën e Urgjencës Kombëtare ishin zero kërkesat për tampon, tani kanë filluar janë rritur, 7-15 në 12 orë. Po vihet re edhe një rritje e lehtë e shtrimeve në spital. Nëse këto kohë kishim 10-12 tani kanë shkuar deri në 20 numri i të shtruarve në ditë”, tha ai për “A2 CNN”.

Brataj u shpreh se kurba e infektimeve do të vijojë ngjitjen për të arritur pikun në javën e tretë të majit. Rritja e infeksioneve, tha ai, është pasojë e tubimeve elektorale. Brataj theksoi se vala e pritshme në maj nuk do të jetë agresive se të parat, pasi një numër i konsiderueshëm e kanë kaluar koronavirusin.

“Tubimet dhe grumbullimet më të mëdha u bënë ditët e fundit dhe duhen 2-3 javë për të parë se sa do te jetë rritja. Kuptohet që do të ketë një rritje fiziologjike më të vogël se herët e tjera, por mosrespektimi i masave po e tregon më së miri këtë”, shtoi mjeku. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment