Zgjedhjet në Gjermani/ Rezultatet paraprake tregojnë fitues SPD

Sipas rezultateve të deri më tanishme, socialdemokratët gjermanë kanë mundur partinë e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e mbajtura ditën e diel.

Kreu i SPD Olaf Scholz tha se duket qartë që ai e ka të fituar mandatin, por rivali i tij konservator, Armin Laschet, është i vendosur të luftojë.

Të dy partitë kanë qeverisur së bashku për vite, por nuk ka gjasa të vazhdojnë.

Në vend të kësaj, të Gjelbrit dhe liberalët po kërkojnë një rol në një koalicion të ri.

Të dy partitë kishin mbështetjen më të madhe nga nën 30-vjeç.

Të Gjelbërit bënë historinë me gati 15% të votave, edhe pse ishte shumë e shkurtër për ambiciet e tyre.

Kjo ishte gara më e ngushtë në vite, duke i dhënë fund dominimit të pasluftës të dy partive të mëdha – SPD të Scholz dhe CDU. 

Për SPD ishte një përmirësim domethënës në krahasim me zgjedhjet e fundit, por për konservatorët ishte performanca e tyre më e keqe ndonjëherë.

Pra, nga të gjitha koalicionet e mundshme, të Gjelbrit dhe liberalët kanë më shumë gjasa të fitojnë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment