
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë greke.
Ata u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.
Sipas burimeve policore, pesë të arrestuarit janë romë.
Policia sqaron se ata u kapën në flagrancë me 197 karta identiteti, 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.