Zgjedhjet në Kosovë/Basha:Populli mandatoi opozitën për ti udhëhequr

0
46

Albin Kurti me “Vetëvendosjen” do të jetë në krye të Kosovës pas zgjedhjeve të një ditë më parë .Zgjedhje këto që spikatën për mënyrën paqësore të organizimit por njëherazi edhe për mënyrën si kandidatët në zgjedhje pranuan humbjen.Zgjedhje të lira dhe të ndershme.Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ishte në opozitë është përshëndetur edhe nga krerët e politikës shqiptare .Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale ku i ka uruar fitoren dhe duke nënkuptuar mesazhin për politikën shqiptare se era e demokracisë do të fryjë edhe në Shqipëri ku shumë shpejt opozita do të vi në pushtet.

Statusi si më poshtë :

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.
Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.
Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!”

Shkruaj nje koment