Zgjedhjet në PD/ Mbyllet numërimi në total, Basha kryeson

0
161

Ka përfunduar numërimi i votave në shkallë vendi në zgjedhjet brenda PD-së, për kreun e ri.

Burime kanë bërë të ditur se ka përfunduar numërimi në total i votave në të gjitha degët e PD-së në të gjithë vendin.

Nga rezultatet paraprake del se kryetari në detyrë Lulzim Basha është rikonfirmuar me një shumicë të madhe votash.

81.7 për qind e anëtarëve të PD-së kanë votuar Bashën si kreun e ri të Partisë Demokratike.

I dyti pritet të jetë Agron Shehaj, i cili edhe në Vlorë nuk mundi të marrë shumicën.

Konfirmimi zyrtar i fituesit do të bëhet paraditen e nesërme.

Më poshtë, rezultatet paraprake:

Fatbardh Kadilli: 763 vota

Edith Harxhi:  991 vota

Agron Shehaj:  6038 vota

Lulzim Basha 32882 ose 81%

40674 vota  të vlefshme

Kanë votuar në total: 41095 anëtarë të PD

Në përqindje: 54.7%

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here