Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Jo më komisione vetëm me anëtarë të caktuar nga partitë

0
96

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, reagon lidhur me zgjedhjet e ripërsëritura në bashkinë e Rrogozhinës.

“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij.”

Celibashi thotë se shpreson që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ.

Ditën e djeshme qytetarët e Rrogozhinës rivotuan për zgjedhjen e kryebashkiakut pasi Kolegji Zgjedhor shpalli të pavlefshme zgjedhjet e 14 majit.

Socialisti Edison Memolla mori 6658 vota ose 57.58%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota ose 42.42%.

Shkruaj nje koment