Zgjedhjet parlamentare në Greqi, exit poll-et nxjerrin fitues Mitsotakis

0
113

Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, ndaj SYRIZA-s pasqyrohet në exit poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19.00 të së dielës.

Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA- s mund të arrijë në 11 pikë përqindje në zgjedhjet parlamentare.

Sipas exit poll-it të përbashkët, cituar nga Protothema, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras.

PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%.

Me këto rezultate epërsia e Demokracisë së re ndaj SYRIZA-s mund të arrijë 11 pikë përqindje. Procesi nuk ka pasur probleme ndërsa deri në orët e pasdites pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 49%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here