Zgjerimi i unionit, Presidenca çeke: Pse BE çeli negociatat me Shqipërinë dhe RMV

0
156

Republika Çeke përfundon presidencën e Bashkimit Evropian në fund të këtij viti. Përpos luftën në Ukrainë, Ballkani Perëndimor ishte në krye të axhendës. Liderët e BE-së të çelin bisedimet për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtëm të Republikës Çeke, Martin Košatka, ka folur nga Praga për European Western Balkans lidhur me rrezultatet e Presidencës dhe mundësisë nëse do të jetë në krye të axhendës apo jo zgjerimi i BE-së.

I pyetur se çfarë ka arritur deri tani Presidenca Çeke, Košatka tha se agresioni dhe lufta ruse në Ukrainë ndryshoi prioritetet e BE-së.

“Gjithçka ndryshoi me agresionin rus kundër Ukrainës. Ne duhet të bënim disa ndryshime vërtet të rëndësishme në prioritetet e Presidencës sepse duhej të merreshim me çështje si ndihma për Ukrainën, sanksionet ndaj Rusisë apo situata në sektorin energjetik të Bashkimit Evropian. Këto probleme u shfaqën dhe ne duhej t’i inkorporonim si prioritetet më të larta të Presidencës”, tha zv.ministri çek.

I pyetur se pse çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u bë para përfundimit të Presidencës, Košatka tha se duhej kohë për disa ndryshime.

“Duhet kohë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, duhet të presim ndryshime në Kushtetutë. Por edhe në rastin e Shqipërisë nuk mund të hapnim asnjë grup, sepse fillimisht Komisioni Evropian duhet të përfundojë punën e tij përgatitore”, shtoi Košatka.

Košatka vlerëson se Ballkani Perëndimor mbeti prioritet ashtu sikurse ishte planifikuar më herët para se të niste agresioni rus në Ukrainë. Zv.ministri çek vlerësoi si prioritet çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Košatka  theksoi edhe rëndësinë e Samitit BE-BP të mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor.

“Por megjithatë, Ballkani Perëndimor mbeti prioritet ashtu siç ishte planifikuar para agresionit. Në fakt, ne kishim tre synime kryesore konkrete për Presidencën.

Së pari, kemi pasur një samit të mirë BE-Ballkani Perëndimor – i mbajtur për herë të parë në rajon, në Tiranë. Si Bashkimi Evropian, jo vetëm që kemi rikonfirmuar angazhimin tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por kemi bërë thirrje edhe për përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Kemi mbajtur IGC me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina ka marrë statusin e kandidatit, regjimin e Kosovës pa viza. Për më tepër, Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në BE”, tha Košatka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here