Zhduken dy persona në Tepelenë dhe Përmet, njëri i akuzuar për disa vjedhje

0
148

Dy persona janë denoncuar të humbur në Tepelenë dhe në Përmet. Prej pesë ditësh Sokol Rama nga Tepelena ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa për herë të fundit sipas familjarëve është lokalizuar përmes telefonit në Përmet.

Ata shprehen se pavarësisht denoncimit, prej pesë ditësh nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e 33-vjeçarit. Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje.

Ndërkohë që personi i dytë është denoncuar i humbur në Përmet me inicialet G.H. nga i cili ende nuk ka asnjë informacion që nga denoncimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here