Zhduket 60 vjeçari në Këlcyrë, policia apelon për ndihmë

Më datë 19.01.2021, janë paraqitur në Postën e Policisë Këlcyrë, familjarët e shtetasit S. S., 60 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë, të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15.01.2021, shtetasi S. S. është larguar dhe familjarët nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e shtetasit.Shtetasi i mësipërm herën e fundit është parë në fshatin Hundkuq, Gjirokastër. Ju lutem nëqofte se na ndihmoni me transmetimin e fotos për gjetjen shtetasit të mësipërm, qytetarët që mund ta shohin të telefonojnë në numrin pa pagesë të Policisë 129.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment