Zhdukja e Sulovarit dhe “Koçoles”, arrestohet një 28-vjeçar, dyshohet se strehoi autorët në Nivicë

0
95

Leonard Thodhori, i njohur si “Koçolja”, dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi) vijojnë të mbeten të zhdukur edhe kur po bëhet rreth një muaj naga momenti kur u denoncua humbja e kontakteve me familjarët.

Policia ka vënë në pranga një shtetas me iniciale S. B. 28 vjeç i cili dyshohet se iu ka dhënë një banesë dhe një garazh me qira në fshatin Nivicë, autorëve të zhdukjes së Sulovarit dhe Thodhorit dhe vendosjes së eksplozivit në banesën e Lefter Lefterit alias Afëz Kulla.

Arrestimi i 28-vjeçarit është bërë rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes. Gjykata e Sarndës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Mësohet se i arrestuari nuk ka folur para oficerëve të policisë gjyqësore për të treguar emrat e personave të cilëve iu ka vënë në dispozicion banesën dhe garazhin. Në pronën e 28-vjeçarit policia ka gjetur një mjet tip “Mercedes Benz E Class”, që dyshohet të jetë përdorur për rrëmbimin e dy 46-vjeçarëve, dhe vendosjes së eksplozivit në banesën e Lefter Lefterit në dhjetor të vitit 2022.

28-vjeçari rezulton me lidhje të ngushta shoqërore me mjedisin e personave të dyshuar në zhdukjen e “Koçcoles” dhe Sulovarit.

Shkruaj nje koment