Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit, autoritetet shqiptare i kërkojnë ndihmë Kosovës

0
120

Pas premtimin që u drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku u dha familjarëve të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në takimin që patën në Tiranë, Policia e Shtetit ka kërkuar nga homologët e Kosovës qenë të specializuar për kërkimin e 2 personave të zhdukur në Sarandë.

Familjarët janë të mendimit se dy të zhdukurit janë ekzekutuar dhe dyshojnë se varrosur.

 Kërkimet janë përqendruar në 4 fshatra, Vrinë, Shëndelli, Mursi dhe në fshatin Xarrë në Sarandë.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

 Kush janë të zhdukurit?

1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po a

të vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Shkruaj nje koment