Zhupa: Gazetarët të mbrohen si policët nëse dhunohen! PS: S’janë punonjës shteti

0
69

Komisioni për Çështjet Ligjore rrëzoi sot me shumicë votash propozimet e tre kolegëve të opozitës, Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe Ina Zhupa, për disa ndryshime në ligjin 7895, të “Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.

Bylykbashi e braktisi mbledhjen që në krye të herës ndërsa pavarësisht argu

menteve të deputetes Xhixho, propozimet u rrëzuan me 14 vota kundër.

Përfaqësuesit e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve nuk e kanë marrë parasysh propozimin e Erisa Xhixhos, për ndryshim në nenin 262 të Kodit Penal, ku kërkon që dënimi për kundravajtjen penale në rast organizimi grumbullimi apo manifestimi të paligjshëm, të ulet nga 12 në 6 muaj, si dhe të jetë e mjaftueshme vetëm një kërkesë e bërë me shkrim, pa marrë lejen e posaçme nga organet kompetente.

 “Kolegët propozojnë që të njoftohet me shkrim dhe të mos merret leje për organizime grumbullimesh dhe manifestimesh, dhe kundravajtjen me 1 vit për moszbatimin e duan 6 muaj. Nuk mund të bësh një njoftim me shkrim dhe të mos i përmbahesh atyre që ke shkruajtur”, tha relatorja e mbledhjes, Ermonela Felaj.

Po me 14 vota kundër, me pretendimin se punonjësit e medias nuk janë të rrezikuar në vendin tonë, u rrëzua edhe propozimi i deputetes Ina Zhupa, e cila kërkoi që kjo kategori të trajtohet si subjekt i veçantë në ligjin 238 të Kodit Penal, në rastet e goditjes dhe kanosjes për shkak të detyrës.

 “Veprat penale që kërkon ndryshim Zhupa parashikon punonjësit e shtetit, ata të medias nuk janë punonjës shtetëror dhe në funksion të publikut. Kodi Penal ka një nen që është “rrethanat rënduese”, i lejon gjykatës që nëse goditja apo kanosja i ndodh gazetarëve, dënimi të jetë më i rëndë se kur vepra i ndodh një subjekti të rastësishëm. Me ndryshimet që kërkoni i bie që media është në rrezikshmëri këtu në Shqipëri, por jo nuk është e rrezikuar”, argumentoi Felaj.

Shkruaj nje koment