Zhupa me peshkatarët e Sarandës: Është e papranueshme që nuk keni kalata. PD do vërë në shërbimin tuaj Porto Palermon

0
142

Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa zhvilloi takim me peshkataret në Sarandë.  Ata e njohën me problematikat e tyre, duke nisur nga mungesa e kalatave ku të ankorohen, tek shkalla për të bërë remontin e anijeve.  Ata shprehen se kanë shumë taksa dhe se nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti.

“Është e papranushme që nuk keni kalata. Vetëm një shtet që nuk e ka mendjen për qytetaret mund ta lërë në këtë gjendje. Duhet vetëm vullnet politik për ta kryer, një vullnet që ne nuk na mungon dhe që do të jetë nga detyrat e para që do të bëjmë”, u shpreh Zhupa.

Më tej ajo shtoi se është i papranueshëm trajtimi me taksa të larta dhe burokracitë.

 “Ju jeni të detyruar që për certifikimin tuaj të shkoni në Durrës, kur ky duhet të ishte një shërbim që ju duhet ta kishit në Sarandë dhe me PD në qeveri do ta keni”- tha Ina Zhupa.

Kandidatja e PD vuri në dukje angazhimet kryesore të PD për të rritur mirëqenien dhe për të ndihmuar ekonominë e familjeve: subvencione, ulje e taksave dhe ajo që lidhet direkt me peshkatarët, vënia e Porto Palermos në dispozicion të peshkatarëve.

 “Porto Palermo do të jetë në shërbimin tuaj. Nuk ka kuptim që ju të ankoroheni në gur, ndërkohë që porti është aty”, u shpreh më tej Zhupa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here