Zjarr i madh ne Picar, masakrohen pyjet dhe kullotat

Nje zjarri i madh dhe agresiv po ben masaker ne pyjet dhe kullotat e Dervenit ne Njesine Administrative Picar gati 15 km ne veri-perendim te Gjirokastres. Deri me tani raportohet per rreth 3 ha pyll i djegur. Forcat zjarrefikese te Gjirokastres po punojne intensivisht per shuarjen e flakeve. Sipas shefit te zjarrefikesve Kujtim Bizhga, punonjesit e njesise se zjarrefikesve po punojne ne kushte shume te veshtira kunder flakeve per shkak te terrenit malor dhe ne pamundesi te mjeteve te mekanizuara. Ne vendngjarje po nderhyet me pompa shpine dhe mjete te tjera. Situata eshte vertete e veshtire.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment