Zjarr në ashensorin e një pallati në Vlorë

0
58

Ashensori i një pallati në Vlorë është përfshirë nga zjarri. Ngjarja është shënuar  rreth orës 13:45, ku ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë.

Nga të dhënat paraprake raportohet se nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Një ngjarje e tillë vjen teksa mbrëmjen e djeshme, një defekt në ashensorin e Urgjencës Covid të QSUT “Nënë Tereza”, shkaktoi plagosjen e një pacienteje dhe të personit që po e transportonte me barrelë.

Shkruaj nje koment