Zjarr ne fshatin Asim Zenel

0
227

 

Një sipërfaqe toke me kullota e përdorur nga banorët për bagëtitë e imëta është shkrumbuar nga flakët paraditen e sotme në Gjirokastër.

Ngjarja është regjistruar ne fshatin Asim Zenel të bashkisë Gjirokastër.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi në fillim janë djegur disa mbeturina që kanë qenë të hedhura aty duke qenë se toka është e thatë dhe më pas është ndezur një zjarr masiv.

Zjarri është favorizuar edhe nga temperaturat e larta duke u përhapur me shpejtësi dhe duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here