Zjarr në fshatin Miricë, shkrumbohen 5 ha drurë frutorë dhe pisha

0
172

Një zjarr i madh ka prekur kodrat në fshatin Miricë në rrethin e Tepelenës.

Zjarri ka ndodhur në orët e drekës së sotme dhe ka ardhur si pasojë e aktivitetit zjarrvënës së një bariu nga zona në disa kullota ku më pas flakët kanë prekur një hapësirë me pisha dhe drurë frutorë.

Flakët e zjarrit janë bërë agresive para 20 minutash dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse si dhe reparti ushtarak nga Gjirokastra.

Sipas konstatimeve në terren, dëmi i përllogaritur deri më tani, vlerësohet në 5 ha kjo në dëmtimin e pushave, si dhe në drurët frutorë si qershi, dardha dhe bajame.

Banorë të fshatit Miricë, janë vënë në aksion për shuarjen e flakëve të cilat nuk rrezikojnë banesat por përhapjen e mëtejshme tek drurët e tjerë frutorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here