Zjarr në Gjirokastër, shmanget shpërthimi i disa predhave

 

Një parcelë toke është përfshirë nga flakët në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që kanë bêrë të mundur shuarjen e flakëve në mënyrë që të shmangin ndonjë tragjedi pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.

Menjëherë janë lajmëruar forcat xheniere të cilat kanë larguar predhat dhe municionet që ndodhen afër zonës së banuar.

Dyshohet se predhat dhe municionet të kenë qenë të vendosura aty që prej 1997.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment