Zjarr në Mashullorë, ja cila shtëpi u dogj

0
150

Zjarri ka shkrumbuar banesën e Anasatas Pucit në fshatin Mashkullorë.

Ngjarja ka ndodhur sot ku si pasojë e një shkëndije elektrike nën catinë e banesës një katëshe të 67 vjecarit Puci, u përfshi nga flakët e gjithë banesa një katëshe dhe ndërkohë shpëtuan objektet e tjera përreth saj.

Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë shtëpinë vecse lokalizojnë flakët që mos të depërtonin në zonën përreth.

Sipas dëshmisë së vetë të zotit të shtëpisë, ai së bashku me të shoqen, ishin në oborr gjatë momentit të ndezjes së shkëndijës së parë.

Gruaja e shtëpisë ka hyrë brenda dhe ka parë flakët e zjarrit nën catinë e drunjtë. Më pas cifti i të moshuarve, e ka pasur të pamundur për të ndërhyrë sepse flakët ishin mjaft agresive.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme pasi u shkrumbuan pajisjet elektroshtëpiake, mobileri, si dhe objekte të tjera me vlerë.

Grupi hetimor konfirmon se shkaku i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike në bllokun shpërndarës së energjisë elektrike nën cati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here