Zjarr në Saraqinisht, shpëton e moshuara nga vdekja

0
367

Sërish zjarr në Gjirokastër. Një e moshuar, ka shpëtuar nga djegija, teksa banesa e saj në fshatin Saraqinisht, rreth 10 km në lindje të Gjirokastrës, u përpi nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e O.Dh 84 vjecare. E moshuara jetonte e vetëm në banesë dhe ka mundur të shpëtojë nga vdekja, pasi ndjeu zjarrin që përfshiu pjesën e kuzhinës së saj. Vetë e moshuara ishte duke dremitur në momentin fatal, por menjëherë ka mundur të dalë, duke lënë të digjet banesa. Sipas grupit hetimor në vendngjarje, zjarri është shkaktuar nga djegija e oxhakut të shtëpisë si pasojë e zjarrit shumë të madh që ishte ndezur në vatër. Djegija fillimisht ka qenë e lehtë në oxhak, pastaj flakët janë bërë agresive me djegijen e skorjeve brenda oxhakut duke depërtuar në cati fillimisht, e më pas në të gjithë banesën. E moshuara ka marrë plagë të lehta në trup pa rrezik për jetën ndonëse është shtruar në Spitalin e Gjirokastrës. Ky është rasti dytë brenda dy ditëve të fundit në hapësirën e Qarkut të Gjirokastrës i rënies së zjarreve. Dy ditë më parë një zjarr në banesën e Genci Shehut në Tepelenë shkaktuar nga rrjedhja e gazit, solli tragjedinë duke provokuar vdekjen e një nëne 35 vjecare së bashku me foshnjëne  saj 6 muajshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here