Zjarret, mbi 660 mijë hektarë pyje të djegura në Evropë

0
40

Qe nga fillimi i vitit, 662 776 hektarë pyje në të gjithë Bashkimin Evropian janë djegur për shkak të zjarreve sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Evropian i Informacionit të Zjarrit në Pyll, statistikat e të cilit bazohen në imazhet satelitore të mbledhura nga programi Evropian Copernicus.

Zona më e prekur nga zjarret është Gadishulli Iberik. Në Spanjë, ku u regjistruan dy valë të mëdha të nxehtit këtë verë midis qershorit dhe gushtit, u dogjën 246,278 hektar , kryesisht në Galicia, provincën Kastiliane të Zamora dhe Extremadura.  Situata duket se është përmirësuar përfundimisht, falë uljes së temperaturave të ditëve të fundit.

Në Portugali, megjithatë, zjarrfikësve iu desh një javë për të vënë nën kontroll një zjarr në parkun natyror Serra da Estrela, të njohur nga UNESCO, 17 mijë hektarë u zhytën në tym.

Në Francë, 2022 do të jetë viti më i keqi i 16-të viteve të fundit për sa i përket zjarreve, kryesisht për shkak të dy zjarreve të mëdha të regjistruara në rajonin e Bordo, Gironde. Një situatë më e keqe, në fakt, ndodhi në vitet 1970.

Situata ishte po aq e jashtëzakonshme në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku kishte situata thatësire dhe nxehtësie anormale zakonisht tipike për zonën e Mesdheut.

Rekordi i mëparshëm në Evropë daton në vitin 2017 , kur u dogjën 988,087 hektarë në një vit

Shkruaj nje koment