Zjarret/ Mitsotakis, Kurti, Zaev, Erdogan në terren, Rama ka humbur

Sot, Shqipëria ka hyrë në ditën e 14-të, ku vendi është nën pushtetin e flakëve që tanimë kanë marrë jetën e një personi. Prej ditësh, zjarrfikësit dhe ushtarët e Forcave të Armatosura janë kthyer në shpresë, në një kohë kur të gjitha instancat e tjera i kanë braktisur qytetarët. Shefi i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një kohë kur rrezikohej dhe ende rrezikon të preket parku Kombëtar i Llogarasë, deklaroi se ishte dy ditë me pushime pasi kishte një event familjar.

Madje dhe shtoi duke e përsëritur disa herë se ishte njeri dhe leje për familjen i merrte VETËM Zotit! Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u desh disa ditë që të dilte dhe të shihte ç’bëhej në terren, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama, është mjaftuar duke i parë të gjitha “nga xhami i një helikopteri”.

Një herë u pa në Himarë, e më pas u zhduk. Bën ndonjëherë ndonjë postim lidhur me zjarret në rrjetet e tij sociale, por terrenin nuk e ka parë me sy. Aq më pak edhe deputetët e tij. Gjatë zgjedhjeve Damian Gjiknuri nuk ndahej nga Vlora, ndërsa tani për zjarre nuk është shfaqur në asnjë cep. As ai dhe as të tjerë, qoftë edhe për propagandë. Ndërkohë që dhe opozita mungon. 

Por ndryshe nga Shqipëria, ku politikanët kanë marrë pushimet deri në shtator dhe nuk kanë ndërmend që t’i prishin për asnjë arsye në botë, në Greqi, Kosovës dhe Maqedoni të Veriut, situata është krejt ndryshe.

Mediat greke kanë publikuar sot, foto të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili ka dalë në terren që në mëngjes, Albin Kurti dhe Zoran Zaev, po e po. Madje edhe presidenti turk, Recep Tajip Erdogan takoi qytetarët, duke u dhuruar edhe çaj. Po të zgjedhurit tanë ku janë? Presin shtatorin?

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment