Zjarret në Australi ia lënë vendin përmbytjeve, probleme në vend

Zjarret në Australi tanimë i kanë lënë vendin përmbytjeve. Stuhitë e shumta kanë sjellë probleme në pjesën lindore të vendit. Për shkak të motit të keq, rrugët, institucionet, si dhe një pjesë e madhe e shkollave në Queensland janë mbyllur.
Në Viktoria, në Uellsin Ri Jugor dhe Melburn u regjistruan reshje të shumta të duke sjellë dëme të mëdha. Qindra banorë kanë mbetur pa energji nga dëmtimi i linjave elektrike.
Edhe kafshët ndodhen në rrezik pasi pjesa më e madhe e fermave dhe e kopshteve zoologjike në Uellsin e Ri Jugor ndodhen nën pushtetin e ujit. Autoritetet janë vënë në gatishmëri të plotë për shkak se lumenjtë tanimë janë në pikën kritike dhe rrezikojnë të dalin nga shtrati.
Sipas Qendrës Meterologjike përmbytjet mund të intensifikohen edhe gjatë javës së ardhshme. Njerëzve iu është bërë thirrje që të pranojnë evakuimin pasi kushtet e motit mund të përkeqësohen.
Kujtojmë se zjarret që prekën Australinë që nga Shtatori i vitit që lamë pas shkaktuan dëme të pallogaritshme. 23 persona humbën jetën, mbi 2000 shtëpi u shkrumbuan dhe 500 milion kafshë u dogjën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment