
Një zjarri i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një zonë të pyllëzuar në zonën Melia, jo shumë larg Aleksandropolisit. Katër fshatra, Loutro, Agnantia, Aristino dhe Doriko u evakuuan pas një mesazhi nga numri i urgjencës 112 i cili thoshte “nëse jeni në këtë zonë lëvizni menjëherë”.
Zjarri solli edhe bllokimin e trafikut në Via Egnatia, më e madhja në Greqinë veriore.
Po ashtu autoritetet lokale u kanë dërguar një mesazh qytetarëve të Alexandroupolis dhe u kanë kërkuar të qëndrojnë brenda me dritaret e mbyllura për të shmangur tymin mbytës të prodhuar nga zjarri që shpërtheu në zonë.