Zjarret shenojne viktimen e pare

0
170

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi pasditen e sotme në krahinën e Lunxhërisë në Gjirokastër, më së shumti në fshatin Asim Zeneli. Aty u shënua edhe viktima e parë nga zjarret në vendin tonë, 64-vjeçari Andrea Haxhiaj. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Haxhia sapo kishte parë zjarrin që po i afrohej vreshtin që e kishte mbjellë pak vite më parë, me mjete rrethanore është munduar ta fikë atë.

Mirëpo, flakët që përhapeshin mjaft shpejt si pasojë e erës së fort por edhe shkurreve të shumta, bënë që 64-vjeçari fillimisht të asfiksohej dhe më pas ai është përfshirë nga flakët. Ka qenë bashkëshortja ajo që është munduar ta ndihmojë dhe të shpëtonte nga djegia, por edhe kjo e fundit ka përfunduar e djegur nga gjymtyrët e poshtëm.

Si pasojë e plagëve ajo është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës, gjendja e së cilës bluzat e bardha thanë që është jashtë rrezikut, por Andrea Haxhiaj nuk ka mundur dot të shpëtojë nga zjarri. Ai ka përfunduar i djegur.

Në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër kanë zbarkuar dhjetëra forca të zjarrëfikëses për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa në vijim pritet edhe ndërhyrja me helikopterë.

Ndërkohë, në Spitalin e Gjirokastrës janë dërguar disa banorë të fshatit për shkak të asfiksisë që kanë pësuar në zonën ku ka rënë zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here