Zjarri masiv në pyllin me pisha në Patos, digjen 100 hektarë

0
164

Zjarre masive kanë përfshirë prej ditës së djeshme një pyll me pisha në fshatin Drenie të Patosit.
Forcat zjarfikëse, po punojnë për shuarjen e flakëve, por duket se ndërhyrja e tyre ka qenë e vështitë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndaj është kërkuar ndihma e helikopterit.
Përmes një publikimi në Facebook, shefi i zjarrfikësve të Patosit Alket Halimi u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdeshëm, ndërsa thotë se po vetësakrifikohen zjarrfikësit.
“Ndaleni dorën njerëz çfarë po bëni? Po digjni mushkrite e natyres. Ndaleni dorën o barbarë aty vetsakrifikohen zjarrfikesit. Mendoni çfarë po beni ne jemi vëllezërit tuaj. Zoti marte hak tek ju”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here