Zjarri ne magazine reagon kompania

Një ditë pas zjarrit masiv të rënë tek magazina e jashtme e kompanisë VEKO e pozicionuar në fshatin Vrisera ka reaguar vetë kjo e fundit. Sipas kompanisë :
“Zjarri përfshiu një makineri prodhimi. Prej flakëve nuk pati asnjë person të lënduar veçse dëme materiale. Me ndërhyrjen e shpejtë të sistemit zjarrifikës që disponon kompania dhe falë ndihmës së menjëhershme të Zjarrifikësve te Bashkisë Dropull, Libohovë dhe Gjirokastër, te cilëve ju jemi shumë mirënjohës që bëne të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e tyre në kohë rekord, situata u vu nën kontroll. Kompania VEKO falenderon veçanërisht stafin e vet i cili reagoi me profesionalizëm!
Momentalisht,nuk ka asnjë vatër aktive dhe paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë në makineri”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment