Zjarri në Sazan, Karamuço: Predhat rrezikojnë ushtrinë, Shqipëria s’ka mjete ajrore

0
13

Prej tre ditësh Ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e flakëve. Efektivët e ushtrisë në terren po punojnë për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore si kazma e lopata, ndërsa ende nuk është bërë një ndërhyrje nga ajri me helikopterë.

Si një zonë ish-ushtarake, ka rrezik edhe për municionet e predhat e pashpërthyera. Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. I ftuar në MCN Tv, Karamuço tha se predhat në fjalë kanë një rreze prej 100 metrash.

Eksperti ngriti pikëpyetje mbi zjarrvënien duke thënë se është bërë qëllimisht. Karamuço tha se Shqipëria nuk ka mjete ajrore, ndërsa zona në fjalë jep edhe vështirësi në sigurimin e ujit.

“Dje gjatë shuarjve të flakëve kam parë që shumë persona po heqin predha nga zonat e nxehta. Nuk e di a është bërë një demilitarizim të ishullit. Duhet të merren në konsideratë. Është nevojë e madhe për helikopterët me hidrantë, sepse është nevojë e madhe që ato të mos përhapen nga erërat që priten pasditen e sotme. Zjarret kanë filluar pardje, ndërkohë që turisti i fundit është në orën 5:00 pasdite. Kush ka hyrë në orën 8:00 të darkës dhe ka vendosur zjarre? Aty në orën 8:00 nuk ka njeri. Janë zjarre të qëllimshme. Ky ishull e para s’ka barinj, e dyta s’ka ujë. Duhet të marrësh ujë me cisterna, sepse s’ka ujë. Mendohet që do të marrë ujë nga Uji i Ftohtë në Vlorë, për turizëm. Informacioni ka dalë ditën e parë, informacion zyrtar nga MB, që zjarri ka filluar nga ora 8:00 në darkë. Mjete ajrore nuk kemi. Sot helikopterët i kemi sa në Poloni, sa në Itali, sa në remont. Nuk e di pse s’ka Shqipëria sot mjete për shuarjen e zjarrit! Kjo duhet të jetë transparenca më e madhe. Situata edhe për shkak të pamjes që ju keni publikuar, që janë pamjet e një predhe, mund të përbëjë rrezik për efektivët e ushtrisë dhe vullnetarët. Predha ka rreze prej 100 metrash”, u shpreh Karamuço

Shkruaj nje koment