Zjarri shkrumbon 5 ha kullotë në Dropull, zjarrëfikësit shmangin katastrofën mjedisore

0
139

Vihet nen kontroll nga forcat e PMNZSH Gjirokaster, zjarri i rene në kodrën mbi fshatin Goranxi të Bashkisë Dropull. Zjarri i përmasave shumë të mëdha dhe i ndihmuar nga era, shkrumboi rreth 5 hektarë kullotë momentin kur eshte bere aktiv ne oret e drekes se sotme.

Flaket u perhapen me shpejtësi drejt pishave te Goranxisë që jane pjese e asamblit te Monumentit Natyror. Gjendja ka qene mjaft kritike edhe pse zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe luftuan për të vënë flakët nën kontroll. Komandanti i PMNZSH Kujtim Bizhga, deklaron se situata u vendos nen kontroll fale krijimit te perimetrit ne terren nga ana e forcave zjarrefikese. Nuk raportohen deme ne njerez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here