Zjarri shkrumbon dhjetëra hektarë pyje e kullota në Përmet

Prej disa ditësh, zona të ndryshme pyjore e jo vetëm janë përfshirë nga zjarri duke u djegur qindra hektarë hapësirë në total. Pasditen e kësaj të shtune, njoftohet se zjarri ka përfshirë edhe malet në Përmet. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe në kullotave dhe pyjeve në fshatin Kutal dhe Ballaban, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Zjarrëfikësit dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri dhe me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e flakëve. Por, era bën që ato të përhapen shumë shpejt e të dalin jashtë kontrollit.

Burimet bëjnë të ditur se deri më tani zjarri ka djegur 15 hektarë kullota dhe pyje, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi. Situatë mjaft problematike me zjarret është krijuar edhe në Vlorë, ku prej 10 ditësh tashmë flakët djegin hektarët të tërë në Karaburun e Tragjas. Ndërkohë, pasditen e sotme, një zjarr përfshiu edhe Xhyherinë. Në terren janë angazhuar zjarrëfikës të Vlorës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe ushtarët e batalionit të Poshnjës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment