Mbingarkesa në rrjetin elektrik, mësohet se ka qenë shkaku i një zjarri të rënë në katin e katërt të kompleksit të shërbimit publik “Shehu” në qendër të lagjes “18 Shtatori”. Ngjarja ka ndodhur në orën 08:10 minuta ku administruesit e ambjentit të katit të fundit, kanë konstatuar flakët ë zjarrit që vinin nga një depo në kulm të godinës. Menjëherë është lajmëruar zjarrëfikësja, ku ka ardhur menjëherë dhe ka lokalizuar në kohë flakët e zjarrit që kishin tendencë të shtriheshin në pjesën tjetër të godinës. Sipas kreut të Repartit Zjarrëfikës së Gjirokastrës Kujtim Bizhga, ndërhyrja ka eleminuar flakët të depërtonin në pjesët e tjera të godinës katër katëshe, ndërkohë që sipas ekspertëve të grupit hetimor, bëhet fjalë për tejngarkesë të rrjetit elektrik që u shoqërua me goditjen e sistemit të siguresave që ndodhej në kulmin e godinës. Të zotët e kompleksit, kanë pohuar se bëhet fjalë për dëme të vogla materiale.