Zv/Kryeministri i Kosovës qëllohet me tortë nga anëtarët e PSD-së

0
45

Disa prej anëtarëve të Partisë Social Demokrate në Kosovë kanë qëlluar me një tortë me çokollatë Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi këtë të martë.

 Ngjarja ka ndodhur kur numri 2 i qeverisë së Kosovës ka qenë duke u futur në një ndërtesë. Aktivistët e PSD-së i kanë hedhur edhe një gotë milkshejk Bislimit.

Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili shprehet se ky aksion ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, që sipas tyre tashmë është pranuar nga Kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 Marsit në Ohër.

Shkruaj nje koment