Zv ministrja e jashtme Artemisa Dralo, takim me kryediplomatin italian Angelino Alfano

0
158

Zv ministrja e punëve të jashtme e Shqipërisë Artemisa Dralo, ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Republikën e Italisë.

Ajo është takuar me ministrin e jashtëm të Italisë zotin Angelino Alfano.

Zonja Dralo ka marrë pjesë në Konferencën Mesdhetare që po organizohet nga OSBE në Palermo duke qenë kryesuese e delegacionit shqiptar në këtë tubim ndërkombëtar.

Kreu i diplomacisë italiane, ka bashkëbiseduar me zonjën Dralo rreth tematikave të ndryshme të karakterit integrues të Republikës së Shqipërisë.

Nga ana e tij zoti Alfano, ka përshëndetur zonjën Dralo për emërimin e saj në postin e zv ministres së jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i jashtëm italian, është kryetari i Grupit të Kontaktit të OSBE për Mesdheun, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here