
Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 3 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e kurimit për zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli – Kapisyzi .
Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare të 25 korrikut 2023.
Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.