Zvicra shkon në referendum për heqjen e masave anti-Covid

Zvicra është një nga vendet që ka shkallën më të ulët të vaksinimit në Europën Perëndimore. Zvicerianët do të shkojnë nesër në qëndrat e votimit, për të shprehur mendimin për masat kufizuese. Numri i të infektuarve po rritet çdo javë në vend.

Qeveria gjatë pandemisë ka propozuar masa por vendimet në fund janë marrë nga qytetarët. Autoritetet asnjëherë nuk aplikuan masa të forta kufizuese si shtetet e tjera fqinje. Gjatë kohës së pandemisë, qytetarët ishin të lirë që të dilnin sa hërë të donin nga shtëpitë e tyre dhe shkollat u mbyllën për pak javë.

Në shtator qeveria Helvete e bëri të detyrueshme hyrjen në ambientet publike nëpërmjet certifikatës së vaksinimit ,por shumë qytetarë e kundërshtuan këtë masë. Vaksinimi ka qënë një temë sensitive në Zvicër, sidomos ne pjesën gjermanfolëse dhe pjesën alpine të vendit. Shumë zvicerianë pas vendimit të qeverisë për certikatën e vaksinimit, u mblodhën nëpër rrugë dhe të tjerët mblodhën firmat për referendumin.

Për disa javë ka pasur përballje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Ministri i Shëndetësisë nuk ka guxuar që të aplikojë masa reja para referendumit  të ditës së nesërme. Ai deklaroi se duhen të aplikohen masa të reja për dimrin dhe që heqja e certifikatës së vaksinimit, do ketë ndikim negativ në vend.

Qeveria zvicerane ka nisur  rritjen e kapaciteteve spitalore, për shkak se presin rritje të numrit të infektuarve. Në referendum qytetarët pritet të votojnë për rritjen e investimeve dhe kushteve më të mira të punës, për punonjësit  shëndetësor. Kompanitë e sondazheve kanë deklaruar, që në referendum 60% e qytetarve do mbështesin vendimin për certifikatën e vaksinimit  dhe 70% do mbështesin rritjen e investimeve në sistemin shëndetësor.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment